"Mos bëni premtime për invalidët, ua kemi plotësuar kërkesat"
Personat me aftësi të kufizuara kanë pasur vëmendjen e qeverisë dhe mbi të gjitha u janë plotësuar kërkesat që kanë paraqitur pranë strukturave shtetërore. Dje, zv/ministri i Punëve sociale dhe Shanseve të Barabarta ka reaguar, duke deklaruar se asnjë subjekt politik nuk mund të bëjë premtime për invalidët, për sa kohë ato janë plotësuar nga qeveria aktuale.
"Jam sot këtu me ju për të bërë një paraqitje dhe analizë të shkurtër të zhvillimit dhe mbështetjes që qeveria ka bërë gjatë kësaj periudhe për personat me aftësi të kufizuara thjesht dhe për të bërë të mundur të kuptohet nga të gjithë shqiptarët se nuk mund të premtohen për t‘u bërë ato gjëra që tashmë janë bërë", tha Sulkaj. Sipas tij, të gjithë personat shoqërues për paraplegjikët dhe tetraplegjikët ju njihet koha e shërbimit pranë të sëmurëve si kohë punësimi dhe janë të siguruar plotësisht. Paketa sanitare sot është 16000 lekë në muaj dhe nuk ka ekzistuar fare në vitin 2005, dhe në këtë pikë jemi në pamundësi krahasimi.
Karburanti për një person në vitin 2005 ka qenë 4000 lekë/muaj dhe në vitin 2009 është 6000 lekë/muaj, pra kemi një rritje në masën 50%. Fondi për paaftësinë e kufizuar në vitin 2005 ka qenë 6.12 miliardë lekë dhe në vitin 2009 është 9.3 miliardë lekë, pra kemi një rritje me 50%. "Në vitin 2009, trajtohen 128 mijë persona me aftësi të kufizuara ose 4% e popullsisë së vendit nga 90 mijë persona që trajtoheshin në vitin 2005, pra kemi një rritje me 42% të personave të trajtuar", sqaroi zv/ministri.
Sipas tij, pagesa për personat me aftësi të kufizuara nga 6800 lekë/muaj në vitin 2005 sot është 8700 lekë/muaj, pra kemi një rritje me 28%. Pagesa për kujdestaret për personat para dhe tetraplegjikë në vitin 2009 është 9200 lekë/muaj nga 6800 lekë/muaj që ishte në vitin 2006, duke u rritur në këtë mënyrë kjo pagesë me 35%. Në këtë pagesë nuk përfshihet kontributi për sigurimet shoqërore. "Sot kemi një rritje me 40% të numrit të kujdestarëve, duke krahasuar vetëm vitin 2008 (14000 kujdestarë) me vitin 2006 (10000 kujdestarë). Të gjitha kategoritë e invalidëve të punës, përveç indeksimit të pensionit bazë përfitojnë edhe disa pagesa të përmirësuara", sqaroi Sulkaj.