E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte në makinë me Laert Haxhiun, kush është shqiptari tjetër që u prangos, kushëririn ia vranë në mes të Athinës

Ishte në makinë me Laert Haxhiun, kush është shqiptari

Laert Haxhiu, 31 vjeçari nga Shqipëria që rezultonte me “alarm të kuq” në databazën e Interpol, është prangosur mbrëmjen e së hënës në Janinë.

Ai mësohet se ka qenë nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Mediat greke shkuajnë se një nga pesonat që ka qenë në makinë me Haxhin është Juxhin Barjami nga Delvina dhe një 22-vjeçar shqiptar.

Juxhin Bajrami nuk është një emër i panjohur, pasi në 2021 ka mbetur i plagosur në një atentat në një karburant në Nikaia, ku u ekzekutua me armë zjarri kushëriri i tij, Marius Diamanti 37 vjec. 37-vjeçari akuzohet se kishte vrarë një trafikant droge belg në Athinë në 2020.

Po ashtu shqiptari 22-vjeçari shqiptar i kapur në të njëjtin mjet në Janinë së bashku me Laert Haxhiun dhe Juxhin Bajramin, do të deportohet brenda pak orësh në Shqipëri. Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet shqiptare për “plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim”.

Juxhin Bajrami kishte ardhur pikërisht nga Athina për të marrë Laert Haxhiun dhe shqiptarin tjetër që ishte më të, pasi këta dy të fundit sapo kishin kaluar kufirin ilegalisht. Dyshimet janë se 31 vjeçari ka qenë gjatë gjithë kohës i fshehur në Shqipëri dhe ditët e fundit kishte kaluar kufirin drejt Greqisë.

Dy vite më parë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burg përjetë Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa në kërkim ishte dhe Laert Haxhiu. Këta tre persona janë shpallur fajtorë si autorë të ngjarjes së ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vdekur Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Atentati i 2017-ës, i cili mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Breshëritë e kallashnikovit të hasmëve të Aldo Bares lanë të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Viktimat njiheshin si miq të ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares. Nipin e të fortit të Lushnjës e ndihmoi fati. Ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes vetëm pak minuta para atentatit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›