Lulzim Basha shfaqet publikisht pas përçarjes dhe disfatës së PD-së në zgjedhje, si iu përgjigj të riut që e quajti “kryetar”: Do kemi kohë edhe për...
Lulzim Basha i është rikthyer politikës aktive, gati një vit e gjysmë pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, teksa ka zhvilluar sot një takim me disa të rinj e të reja në Tiranë.
Basha është shfaqur sot sportiv, i rrethuar nga të rinjtë, në një takim që përkon me mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike zyrtare, forcë politike që aktualisht është pa kryetar.
Ndonëse shumë deputetë janë shprehur kundër rikthimit të Bashës në krye të forcës politike që mori një disfatë të madhe në zgjedhjet vendore, ai ka lënë të nënkuptohet se një rikthim i tij është në horizont.
Teksa një prej të rinjve i tha se “të duam në krye të PD”-së, Basha iu përgjigj duke thënë se “do të kemi kohë edhe për këtë”.
“Pse vetëm 13 në 100 nga ata që mund të votojnë në 14 maj morën pjesë në votim? Mos m'u drejtoni si kryetar. Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar dhe t’i fokusohemi tematikës së problematikës të të rinjve”, tha ndër të tjera Basha.
Basha ka folur me të rinjtë për atë që e quan klasa e vjetër politike, e cila sipas tij mori përgjigjen në zgjedhjet e 14 majit nga bojkoti masiv i të rinjve të cilët zgjodhën të mos votojnë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
