E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mos i shkatërroni bunkerët, ju ndalon policia!

Pas më shumë se dy dekadash nga shembja e këtij sistemi, këta bunkerë nuk i duhen më askujt, por nëse i shemb, policia të vë prangat.

Katër persona u ndaluan nga policia e Librazhdit, pasi kanë tentuar të shkatërrojnë disa bunkerë për të marrë hekurin për ta shitur për skrap.

Policia bëri të ditur se janë ndaluar V.Golemi, 24-vjeç, banues në fshatin Kotodesh, Komuna Rrajcë- Librazhd, M.Çela, 35-vjeç, banues në Prrenjas Librazhd, A.Menkollari, 53-vjeç, si edhe S.Kremollari, 60 vjeç, të dy banues në Pogradec, në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Urakë Komuna Rrajcë – Librazhd, me anën e një mjeti varinsk, kanë shkatërruar disa bunkerë, më qëllim për të marrë hekurat e tyre dhe shitjen  për skrap. Policia ka ndaluar katër shtetasit, pasi akuzohen për veprën  penale “Shkatërrimi i pronës e kryer në bashkëpunim”.

"Ky nuk është rasti i parë që persona të papërgjegjshëm shkatërrojnë bunkerët në këtë zonë me qëllim marrjen e skrapit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre, ndërsa mësohet se ka pasur raste të plagosjes së shumë shtetasve, të cilët shpërthejnë bunkerët me mjete artizanale shpërthimi", thekson policia. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-17 14:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›