E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetësimet e kryeministrit për arsimin e lartë

 Ai ishte i pranishëm në një konferencë për financimin e lartë, nga ku ka theksuar se pavarësia financiare e universiteteve është me rëndësi.

“Ne jemi dhe do të jemi të hapur ndaj universiteteve private, por duhet të përcaktojmë kriteret më rigoroze transparente. Të ardhurat nuk do jenë pengesë për ndjekjen e universiteteve, por kjo qeveri është e vetëdijshme se barazia e imponuar mban shkallën më të lartë të pabarazisë dhe ne duhet të dalim prej saj. Duke aplikuar një mekanizëm të ri financiar, një studim pilot në universitetet publike dhe më pas në ato private, ne hedhim një hap të rëndësishëm përpara”, deklaroi ai. 

Kreu i qeverisë deklaroi sot se "duhet të zhvillojmë debat për çdo shqetësim në sistemin universitar”. Një tjetër shqetësim i kryeministrit është cilësia në arsimin e lartë, tashmë kur pjesa më e madhe e maturantëve pavarësisht mesatares së studimeve në shkollën e mese, vazhdojnë studimet në shkollat e larta.

Për sa i përket autonomisë së universiteteve, Berisha tha se qeveria do të bëjë gjithçka edhe në këtë drejtim. "Do bëjmë gjithçka që t'u japim ju autonominë maksimale. Liria akademike është thelbi për universitetet". Do rrisim buxhetin për të motivuar mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në çdo njësi tuajën, do bëjmë gjithçka dhe garantoj se do t’u japim ju autonominë maksimale, pasi kam bindjen se leva e Akrimedit për universitetet është liria akademike. Kjo rritje e përnjëhershme ka sjellë natyrshëm një shporporcion të papranueshëm në raportet statistikore, student-pedagogë”, tha Berisha./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-17 10:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›