Ndihma për komunitetin rom

Sipas Blerina Zotos, shefe sektori e Sekretariatit Teknik të Romëve, në Ministrinë e Punës, ndihmat konsistojnë në furnizimin me ushqime, enë kuzhine, dyshekë, batanije, etj.
“Këto ndihma janë të destinuara dhe po shpërndahen nga Shoqata Gruaja Rome e së Ardhmes në dy zona të kryeqytetit ku banon ky komunitet, në zonën e Shkozës dhe atë të Bregut të Lumit”, sqaron Zoto.
Kryetarja e Shoqatës Gruaja Rome për të Ardhmen, znj. Meleqe Rrënja, vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për t’i ardhur në ndihmë komunitetit rom nëpërmjet mundësimit të ndihmave konkrete nga rezervat e shtetit. Rreth dhjetë kamionë me ndihma po shpërndahen dhe do të vazhdojnë të shpërndahen në ditët në vijim për komunitetin rom në Tiranë. /Start/
2011-10-17 15:40