E Diel, 1 Nëntor 2026

Mos jemi të destinuar të hamë sapunin për djathë?

Në çdo sferë të jetës ne qytetarët e këtij vendi mbajmë mbi shpinë trasta që nuk duhet t’i mbajmë. Heqim vuajtje dhe në fund të ditës nuk marrim gjë tjetër veçse nje thes me gënjeshtra. Ndonjëherë duket sikur jemi të destinuar per te qenë injorantë! Të destinuar të hamë sapunin për djathë e në fund të themi sa i mirë ishte, nga çfarë lloj qumështi ishte bërë (dele, dhie apo lope).

Shikoni ç’bëhet me Gërdecin. Çfarë megaskandali korruptiv që përfshin familje kryeministrore, ministra qeverish, ambasada të huaja. Politikanët tanë gënjejnë. Me forcë theksoj: Nuk duhet të vazhdojmë t’i duartrokasim e të votojmë për ta.

Ndoshta kjo ndodh ngaqë ne kemi ngrënë gjatë gjithë kohës djathë të prishur dhe sot dalin efektet e tij. Shpresoj që gjendja të ndryshojë. Por kam një thirrje sidomos për pedagogët e vjetër, sepse prej shkollës nis gjithçka: mos e ushqeni brezin e ri me po atë djathë të prishur që keni ngrënë vetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›