E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuptova ku gjenin kurajon Berisha, Mediu dhe Mister Buzëqeshja

Shteti shqiptar, minimalisht eshte pergjegjes per certifikimin nepermjet falcifikimit te origjines se mallit. E kemi thene edhe nje here tjeter po ketu. Kjo behej diten per diell ne nje kapanon afer aeroportit te Rinasit me dijenine e autoriteteve shqiptare. Provat per momentin rrine ne nivelin e dyshimeve, sepse prove quhet kur pranohet nga gjykata.

Që Mediu eshte trangull, kjo nuk do shume mend per t’u kuptuar, por qe te kerkosh te shpetosh koken nepermjet zgjerimit te implikimit eshte t’i besh varrin vetes me duart e tua. Ajo qe jane duke vezhguar ata matane eshte kush do jete perceptimi qe do ngrihet ne popullin shqiptar.

Nejse, unë tashmë kuptova pse buzëqeshte në gjykatë ai individi i arrestuar për Gërdecin. Kuptova edhe ku e gjente guximin Berisha të zgërdhihej në ture dhe koncerte për NATO-n me gërdecarët në grevë urie.

Kuptova edhe pse kishte kurajën të dilte në publik Mediu dhe të thoshte broçkulla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›