"Mos mbani ne burg te pafajshem"
Bardhyl Bejko
SARANDE- Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama, i ben "dush te ftohte" vartesve te saj ne organin e akuzes se Sarandes. Pas qytetit te Korces, radhen e ka pasur prokuroria e rrethit jugor, ku jane kritikuar mbylljet e dosjeve, deshtimi i hetimeve per ngjarjet e vjetra apo te reja dhe zvarritjet e ceshtjeve te ndryshme. Nje problem sipas kryeprokurores eshte mbajtja ne arrest me burg, e personave qe pas hetimeve rezultojne te pafajshem. Mengjesin e dites se djeshme, Rama ka qene prezent ne analizen vjetore, e shoqeruar nga drejtues te tjere te organit qendror te akuzes.
Policia Gjyqesore duket se eshte edhe "Thembra e Akilit", ku mblidhen te gjitha dosjet e deshtuara te prokurorise per mungese provash. Ina Rama u ka thene vartesve se ndeshkimet ndaj ketij sektori kane qene maksimale, deri ne largime nga puna. "Eshte vene re se ka nje mungese efikasiteti nga prokuroret per dosje te vecanta dhe zvarritjet ne hetime. Por ne kete drejtim, ndikim teper negativ ka luajtur mungesa e personelit, si dhe mjediseve te punes, vecanerisht gjate vitit 2008 ne rikonstruksionin e zyrave", tha kryeprokurorja. Bie ne sy fakti se vetem dy persona jane angazhuar me dosjet voluminoze te dy viteve te fundit, ku prokurori i rrethit dhe nje vartesi i tij kane shqyrtuar nga 180 dosje secili. Per kete arsye Rames i eshte bere e ditur se 80 dosje jane mbartur nga viti ne vit, duke zvarritur per nje kohe te gjate perfundimin e tyre dhe dergimin ne gjykate. Dy prokurore dhe dy oficere policie jane ndeshkuar me masa te ndryshme nga Prokuroria e Pergjithshme. Rama kritikoi qendrimin ndaj rasteve te mbajtjes padrejtesisht ne burg te personave te vecante, te cileve nuk u provohet fajesia. "Kjo eshte shkelje flagrante e te drejtave te njeriut dhe keto raste duhet te na shqetesojne seriozisht", tha ajo. Nje tjeter shqetesim qe ndeshet jo vetem ne Sarande, eshte dhe zgjatja e afateve te paraburgimit dhe ato te hetimit, apo vendimeve gjyqesore te pa ekzekutuara.
Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama, pas degjimit te analizes se bere nga prokurori i rrethit, Alfred Agolli dhe evidentimit te shifrave, u ndal ne nje sere problematikash qe ndeshen ne te gjitha prokurorite. Duke marre parasysh mungesen e personelit, qe ka sjelle edhe mungesen e prokuroreve ne vendngjarje, Rama deklaroi se, nuk mund te justifikohen rastet e mbartjes se ceshtjeve me sloganin "se nuk punon Policia Gjyqesore". "Prokuroria ka mundesine e venies para pergjegjesise se Policise Gjyqesore se ky refren nuk ka perse te perseritet dhe te merret si argument i justifikimit te problemeve qe hasen ne prokurori. Per kete ka komisione te disiplines", tha Rama. Kryeprokurorja ka dhene keshilla qe vartesit e saj, te jene me te kujdesshem ne harmonizimin e veprimeve, bashkepunimin me policine dhe gjykaten dhe tendencat e perhapjes se veprave penale. Ajo kerkoi me shume pune ndaj goditjes se krimit ekonomik, korrupsionit, trafikimit te lendeve narkotike, qenieve njerezore, vjedhjeve etj.
491 Ceshtje Jane te regjistruara ne prokurori per vitin objekt analize, ku 157 kane qene vepra penale te vjedhjes. Nga keto, 28 raste me autor te marre si te pandehur. Por sipas Ina Rames, ka shume raste kur te dyshuarit mbahen kot ne qeli dhe jane te pafajshem.
Korce
Dy dite me pare kryeprokurorja Ina Rama ka marre pjese edhe ne analizen vjetore te Prokurorise se Korces, ku ka vene ne dukje se nuk ishin zbardhur krimet e vjetra. Sipas saj, prokuroret duhet te zbardhin te gjitha dosjet pa autor.
60 Dosje Jane te mbartura, te cilat kane kohe qe enden ne prokurori dhe 83 raste te pushuara. Dosjet qe mbeten ne prokurori dhe qe zvarritin ceshtjet ne hetim, sic sqaroi prokuroi i rrethit, kohet e fundit jane pakesuar dhe do te jene prioritet per kete vit.