E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plan per mbrojtjen e gjyqtareve

Tirane- Te gjithe gjyqtaret, te cileve iu cenohet siguria e jetes se tyre, e familjes, por edhe prona private, te do te kene te drejten e nje ruajtje fizike. Ministria e Drejtesise ka pergatitur nje projektvendim, i cili ka kaluar per diskutim ne Keshillin e Ministrave, ku percaktohen kriteret, si dhe menyra e aplikimit per te perfituar mbrojtjen e tyre dhe te familjes. Projektvendimi i pergatitur nga Ministria e Drejtesise, percakton qe ne rast se nje gjyqtari do t'i rrezikohet jeta e tij, atehere ai duhet t'i drejtohet Keshillit te Larte te Drejtesise, me nje kerkese me shkrim. Kerkesa e ketij gjyqtari do t'i nenshtrohet edhe shqyrtimit te saj nga ana e nje komisioni, i cili do te ngrihet ne KLD. Ne krye te ketij komisioni do te jete perfaqesuesi i KLD-se, ndersa ne raste te vecanta do te caktohet nje tjeter person, i cili do te kete atributet e kryetarit. Ne komision do te jete prezent nje perfaqesues nga ana e Ministrise se Drejtesise, Ministrise se Mbrojtjes, kryetari i Gjykates prane te ciles ushtron detyren gjyqtari ne rrezik, nje perfaqesues i Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, si dhe nje perfaqesues i Ministrise se Financave. Gjyqtari i cili ka paraqitur kerkesen per mbrojtje te vecante, duhet te shpjegoje ekzistencat e rrethanave serioze qe rrezikojne jeten, familjen ose pronen e gjyqtarit, si dhe ekzistencat e lidhjes shkakesore midis rrethanave serioze dhe ushtrimit te detyres nga gjyqtari. Ne fund, komisioni vendos edhe afatin e mbrojtjes se gjyqtarit, por ky afat edhe mund te zgjatet, ne rast se rrethanat per te vazhduar mbrojtja ekzistojne.

Gjyqtaret e Krimeve te Renda, mbrojtje te posacme

Gjyqtaret e Gjykates se Shkalles se Pare dhe te Apelit per Krime te Renda, te cilet gjykojne dhe ceshtjet me problematike gezojne statusin e mbrojtjes se gjyqtarit. Per keta gjyqtare, eshte parashikuar qe t'u sigurohet financiarisht nga shteti jeta, aftesia per pune dhe prona, nepermjet lidhjes se kontratave te sigurimit me shoqerite e sigurimeve. "Gjyqtaret e gjykatave per Krime te Renda dallohen per shkallen e rrezikshmerise, qe ata ndeshin gjate ushtrimit te detyrave te tyre funksionale dhe ligjore, gjate gjykimit te ceshtjeve te ndryshme, shpeshhere me rrezikshmeri te theksuar", percaktohet ne relacionin e pergatitur nga Ministria e Drejtesise per "Mbrojtjen e vecante personale, familjare dhe pasurore te gjyqtareve dhe sigurimin e jetes dhe pasurise se tyre". Per kete arsye ketyre gjyqtareve duhet t'u sigurohet shendeti, jeta dhe nje mjedis sa me i sigurt, po ashtu edhe i familjes e prones, jo vetem si nje detyrim ligjor, por edhe nje parakusht per realizimin e plote te detyres se gjyqtareve. "Miratimi i ketij projekt-vendimi do te ndikoje ne menyre te drejtperdrejte, ne rritjen e garancive qe shteti ndermerr per funksionaret e tij, me qellim qe ata te kryejne detyren ne menyre sa me te qete, te sigurt dhe efektive. Ne projektvendim jane percaktuar kushtet dhe modalitetet, lidhur me sigurimin e mbrojtjes se vecante te gjyqtareve, te gjykatave per krime te renda ne rrezik", thuhet ne relacion. Me tej shtohet se "sipas projektvendimit per sigurimin e nje mbrojtje te posacme dhe sa me efikase, eshte parashikuar ngritja e nje komisioni te posacem, i cili do te shqyrtoje kerkesat e paraqitura nga ana e gjyqtareve te Gjykatave per Krime te Renda, kur per shkaqe qe lidhen me detyren atyre u kercenohet jeta, familja ose prona. Ky komision do te kete ne perberje te tij, perfaqesues te institucioneve me te rendesishme te drejtesise, si Ministrise se Drejtesise, Ministrise se Brendshme, KLD-se, kryetari i Gjykates prane se ciles ushtron detyren gjyqtari kerkues, si dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, duke i dhene ne kete menyre nje rendesi te vecante cdo kerkese te paraqitur nga gjyqtaret dhe duke siguruar nje shqyrtim sa me profesional dhe te drejte te saj". Sipas projektvendimit te pergatitur per mbrojtjen e gjyqtareve, eshte parashikuar qe gjyqtareve te Gjykatave per Krime te Renda t'u sigurohet financiarisht nga shteti jeta, aftesia per pune dhe prona, nepermjet lidhjes se kontratave te sigurimit, me shoqerite e sigurimeve. Kjo gje, parashikuar per vet faktin se ne rast se per shkak te ushtrimit te detyres shkaktohet vdekje e tyre apo familjareve, apo iu demtohet pasuria ne menyre te qellimshme ata, te mund te perfitojne kur eshte rasti, per vete apo familjaret, shumen e sigurimit per te perballuar veshtiresite financiare, me te cilat mund te perballohen eventualisht.

Gjyqtaret e Kushtetueses, perjashtohen nga projektvendimi

Ne projektvendim nuk eshte parashikuar mbrojtja per gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese. Per keta gjyqtare eshte percaktuar se "per sa i perket gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, ata nuk jane subjekt i ketij vendimi, per shkak se ne baze te ligjit ligj nr. 8577, date 10.2.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise", kur ketyre gjyqtare u rrezikohet jeta, familja apo pasuria, ata mbrohen nga organet perkatese, te ngarkuara me ruajtjen e personaliteteve te larta", percaktohet ne kete projektvendim. Nderkohe qe ne lidhje me mbrojtjen e vecante te gjyqtareve te Gjykates se Larte, ajo do te realizohet sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave, deri ne momentin e rishikimit te ligjit organik te saj. "Ne ligjin nr. 8588, date 15.03.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise" nuk eshte parashikuar nje dispozite e vecante, qe te rregulloje mbrojtjen e posacme te ketyre gjyqtareve, por sipas nenit 31 te ketij ligji, per probleme te cilat nuk gjejne zgjidhje ne kete ligj, do te zbatohen dispozitat per organizimin e pushtetit gjyqesor", shpjegohej per mbrojtjen e gjyqtareve te Gjykates se Larte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›