E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama ne Gjirokaster: Ashpersoni vitet e burgut

Menjehere pas analizes vjetore te zhvilluar ne Sarande, Ina Rama ka zbarkuar me stafin e saj te ngushte ne Gjirokaster, ku ka marre pjese ne analizen e Prokurorise se Rrethit per vitin 2008. Ne takimin i cili u zhvillua me dyer te mbyllura per mediat, jane diskutuar elementet kryesore te punes se kesaj prokurorie per vitin 2008. Sipas burimeve te pranishme ne analize, pjese e diskutimeve kane qene edhe prioritet e punes se Prokurorise se Gjirokastres per vitin 2009. Mes te tjerash eshte vendosur theksi tek nje politike penale me e ashper, karshi elementeve te inkriminuar ne rrjetet e trafiqeve te paligjshme te droges, klandestineve, luften ndaj korrupsionit, shperdorimit te detyres etj. Kryeprokurorja Rama, ka kerkuar nga Prokuroria e Gjirokastres angazhim maksimal ne lidhje me keto prioritete te punes se kesaj prokurorie. Po keshtu eshte kerkuar vijimi i punes per hetimin e ngjarjeve te vjetra dhe suksesi ne gjykimin e ceshtjeve. Vete prokurori Alfred Saliu, ne nje interviste te dhene per "KJ" disa dite me pare, beri te ditur se objektiv per kete vit do te ishte ashpersimi i politikes penale ndaj te dyshuarve.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›