Braktisja e braktisjes - edhe ne Itali kemi nje kthim te energjia berthamore
Energjia atomike po perjeton ne te gjithe Evropen nje comeback. Tani, pas me teper se 22 vjetesh kufizime te kesaj energjie, edhe qeveria italiane do t'i rikthehet asaj.
Britania e Madhe, Franca, Suedia dhe Italia do te ndertojne centrale berthamore te reja
Ndersa ne Gjermani koalicioni qeveritar po diskuton per heqjen dore nga heqja dore e energjise atomike, Britania e Madhe, dhe Franca duan qe te bashkepunojne per ndertimin e centraleve berthamore te reja, e edhe Suedia deshiron qe pas mbi 30 vjetesh te ngreje reaktore te rinj atomike. I vetmi vend qe vazhdon te ndjeke politiken e heqjes dore prej energjise atomike eshte Belgjika. Edhe ne Itali pritet qe pas nje pushimi prej dy dekadash te ndertohen reaktore te rinj. Pas katastrofes se Cernobilit, ne nje referendum te zhvilluar ne Itali ne lidhje me energjine atomike rreth 70 per qind u shprehen kunder saj. Per kete, ne periudhen 1987 - 1990 te gjithe centralet atomike te Italise u nxoren nga puna.
Tani ministri per zhvillimin ekonomik, Claudio Scajola, deklaroi se brenda kesaj periudhe legjislative do te fillohet me ndertimin e nje reaktori te modeleve te reja. Sergio Garriba, keshilltar i Scajoles per ceshtjet e energjise thote se:
"Qeveria italiane beson se energjia atomike eshte nje mundesi per Evropen. Kjo per tri shkaqe: centralet atomike mundesojne prodhimin ekologjik te energjise, pra pa emisione gazrash, se dyti, jane te sigurt, dhe se treti ne sasi te medha dhe me cmime konkurruese, duke u bere keshtu te pavarur prej importeve."
Kthim ne kohen e atomit ne Itali, po energjia atomike nuk e pavareson ate prej importeve
Aktualisht 85 % e nevojave te Italise per energji mbulohen prej importeve.
"Qeveria do qe Italia t'i rikthehet kohes se atomit, prej se ciles u ndame ne vitin 1987. Por keto plane bazohen ne premisa qe jane absolutisht te gabuara," - kundershton Stefano Ciafani, drejtues i komisionit shkencor te organizates per mbrojtjen e ambientit Lega Ambiente.
Sipas tij energjia atomike nuk te pavareson prej importeve, sepse Italia nuk ka uranium dhe i duhet ta importoje ate. Po ashtu edhe rezervat e uraniumit ne bote, te cilat mund te nxirren me shpenzime disi te pranueshme do te jene mbaruar pas 60 apo 80 vjetesh. Po te llogaritet se edhe vende te tilla si Kina, India apo SHBA-ja do te shtojne numrin e centraleve atomike, atehere ato do te mjaftonin per 20 e shumta 30 vjet. Por fjala nuk eshte vetem per shpenzimet, sepse nxjerrja e uraniumit kerkon dhe harxhon shume energji.
Problem - depozitimi i mbeturinave nga centralet berthamore
Eurodeputetja italiane e Partise se Gjelber Monica Frassoni, thote se energjia atomike eshte harxhim dhe jo teknologji per te ardhmen:
"Italia ka hequr dore qe prej 1987 nga teknologjia atomike, por nuk ka investuar ne energji alternative dhe nuk ka kursyer per to si Gjermania apo Spanja. Italia eshte nje nga vendet me me shume borxhe ne bote, nderkohe qe vetem nje central atomik kushton kater-pese miliarde euro."
Rezistence e ashper e qytetareve
Problem perben edhe depozitimi i mbeturinave nga centralet berthamore. Qeveria thote se per kete duhet te kujdesen sipermarrjet, te cilat duhet te investojne ne kete sektor, duke shfrytezuar edhe bashkepunimin nderkombetar. Po pikerisht keto aktivitete nderkombetare te koncerneve energjetike italiane kane ndeshur ne rezistence te ashper te qytetareve. Ne nentor 2007 perpara ambasadave italiane ne te gjithe Evropen u zhvilluan protesta te aktivisteve ambientaliste per te kundershtuar politiken e koncernit energjetik Enel, 30% e te cilit i takojne shtetit. Ky koncern synon te bashkepunoje me prodhues energjie ne Rusi, Bullgari apo Sllovaki, te cilet perdorin teknologji nukleare te vjeteruara. Fushata e ambientalisteve italiane, e cila ka mobilizuar mijera vete quhet: "Stacca la spina!" - "Hiqe spinen!"