E Diel, 1 Nëntor 2026

Mos u fshih prapa gishtit zoti Berisha!

Nga Sokol Bebeziqi    

Dje, me nje buzeqeshje te shtirur te nje fshatari te regjur, na u shfaq ne media Berisha dhe “sqaroi” shqiptaret se kabllogramet e ambasadorit amerikan nuk ishin gje tjeter veçse pasqyre e shtypit shqiptar. Me sa duket Berisha ende e mban mend kohen kur sa here shkonte ne Paris, me kerkese te ambasades qe perfaqesonte regjimin e Enver Hoxhes, ndonese nje specializant me nje frengjishte te çale, gjithsesi angazhohej ne perkthimin e materialeve nga shtypi francez qe shkruanin per Shqiperine. Me sa duket, edhe sot, nen rregjimin e Berishes, ambasadat e Shqiperise, me zell mbledhin neper bote lajme “te mira” per rregjimin dhe ja percjellin zotit Berisha, per ta qetesuar ne gjumin e tij te tronditur te nates.

Po a vepron keshtu edhe ambasada amerikane ne Tirane, madje i tere sherbimi diplomatik amerikan kudo ne bote?

Dihet se diplomacia dhe sherbimet amerikane vleresojne shume informacionin; vleresojne cdo pjesez te tij, e shqyrtojne ate me kujdes, dhe mbi bazen e analizave dhe pergjithesimeve nxjerrin konkluzione per te orientuar politikat ne te ardhmen. Eshte nje diplomaci qe mbeshtetet ne informacion, qe drejtohet mbi bazen e informacionit.

Ne kete kendveshtrim, vertet qe kabllogramet e ambasadorit amerikan jane pjeserisht pasqyre e shtypit shqiptar, pjeserisht te bazuar ne zera qe lart e poshte bien ne veshin e punonjesve te ambasades. Po ashtu, po e pranoj qe keto informacione, mbase edhe nuk jane analizuar nese vertet kane baze reale apo jo; pra pa u verifikuar thjesht jane percjelle ne qender. Madje, nje menyre e tille me duket me se e logjikeshme, pasi mbi Shqiperine, ne zyrat perkatese te analizes dhe pergjithesimeve, informacionet grumbullohen edhe nga vendet fqinje, nga sherbime te ndryshme, perfshire edhe individe kudo qe jane. Pra, ndoshta analizimi i tere ketij informacioni behet i perqendruar, i konfrontuar mes burimeve te ndryshme. Pra, deri ketu normalisht Berisha nuk ka pse te shqetesohet. Madje, mund ta quaje te tere kete perpara popullit te tij nje loder.

Por, ajo qe me ka tronditur mua personalisht, besoj se e ka tronditur edhe Berishen (ndonese ne nje sens te kundert me shqetesimin tim), jane disa episode ku spikasin dy prej tyre.

Episodi i pare eshte deklarimi i ish-shefit te shtabit te pergjitheshem te Shqiperise, gjeneralit Luan Hoxha, i cili ka vajtur personalisht ne ambasaden amerikane dhe ka deklaruar se ka frike, se eshte kercenuar nga nje i ri, qe pretendon se eshte djali i Berishes. Personalisht nuk e njoh gjeneral Hoxhen, por besoj se frika e tij nuk buron nga nje kercenim i thjeshte i nje te riu. Jam i sigurte se me mjetet dhe njohurite e tij, gjeneral Hoxha i ka pasur te tera mundesite per te sqaruar nese ka qene vertet djali i Berishes kercenuesi i tij. Pra, gjenerali i ngrate, ka bere refimin e tij pasi e ka ditur se mbrapa kercenimit kane qene, ne mos djali i Berishes, persona me shume pushtet. Dhe me shume pushtet ne Shqiperi eshte vetem Berisha dhe askush tjeter. I ziu gjeneral: eshte kercenuar ose nga i biri, ose nga i ati. Nuk ka logjike tjeter.

Kam lexuar shume kritika mbi kete gjeneral, ku e kane cilesuar si fajtor, frikacak, sahanlepires, etj. Por, historia e Shqiperise i ka mesuar shume gjeneralit Hoxha. I ka mesuar se si iku brenda disa diteve nje kryeminister si Mehmet Shehu, si u pushkatua shefi i ushtrise se Enver Hoxhes, gjenerali Petrit Dume; e sa e sa shembuj te tjere. Shembulli i gjeneral Hoxhes tregon qarte jo vetem se ngjarja e Gerdecit eshte e thelle, por njeherazi ajo tregon se ne kupole te saj eshte Berisha, patjeter. Dhe njeherazi, se ne Shqiperi ka nje rregjim qe tremb kedo, madje edhe vete shefin e shtabit te ushtrise.

Ngjarja e dyte eshte ajo me Bojaxhiun e KESH-it. I ziu djale, e mendon te ardhmen duke uruar qe te humbase partia e tij, me shpresen se kjo do sherbej per te hequr kryetarin e saj, komunistin e devoteshem Berisha. E rrefen kete deshire te tij ne ambasaden amerikane, se nuk guxon te flase gjekundi tjeter. Njesoj si Nako Spiru ne kohen e Enver Hoxhes, e shume shoke te tij qe “qanin hallet” ne ambasaden jugosllave apo ate sovjetike ne Tirane. a nuk eshte per tu trembur nga nje histori e tille, qe perseritet pike per pike, 60 vjet me vone? Dhe me hidherim them me vehte: a mos valle i humbem perseri keto 20 vjet jete?

Personalisht jam habitur se pse ky qytetar i kulturuar dhe profesionist i zoti nuk beri kariere ne PD. Tashme jam i qarte. Sikurse jam i qarte edhe me mungesen e moralit, integritetit, inteligjences dhe burrerise se Pandeli Majkos, Kastriot Islamit, e plot politikaneve nga te gjitha anet, qe “zbrasin” zemrat ne ambasaden amerikane, mbase edhe thjesht per te “spiunuar” dicka, pra pa asnje perfitim material.

Pra, mos u fshih pas gishtit zoti Berisha, mos na “sqaroni” vetem per pasqyren e shtypit, por shkoni me thelle, shkoni atje ku fshihet e verteta, tek rregjimi neokomunist qe keni instaluar qe eshte nje simbioze e komunizmit feudal tipik shqiptar me mafien me te eger te tipit siciliano – rus.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›