E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosdiskriminimi, sfidë dhe angazhim për Shqipërinë


“Mosdiskriminimi, sfidë dhe angazhim për Shqipërinë”. Nën këtë moto, ditën e sotme u mbajt një Konferencë Kombëtare për Mosdiskriminim, në një vjetorin e ligjit antidiskriminim.

Iva Zajmi, zv/Ministre e Brëndshme shprehu shqetësimin ashtu sikurse lëshoi apelin se askush nuk mund të diskriminohet.
 

“Diskriminimi është një term i huazuar, i cili do të thotë të dallosh. Detyra e qeverisë është që për viktimat e trafikimit të marrin një mbrojte afatshkurtër dhe të nivelit të parë. Të dhënat tregojnë se në dy vitet e fundit viktimat kanë marrë ndihmën e duhur duke u integruar, kanë marrë një ndihmë ekonomike. Ministria e Punës financon punën e organizatave jo fitimprurëse”.
 

Ndërkaq, rënia e komunizmit në Shqipëri, transformimet demokratike të vendit, decentralizimi industrial dhe privatizimi i ekonomisë janë, ndër të tjera, disa prej faktorëve të cilët kanë ndikuar në aksesin e gruas në tregun e punës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›