E Diel, 1 Nëntor 2026

Punesimi i rregullt 1000 shqiptare drejt Italise

Me shume se 1 mije persona jane ne liste pritjeje per tu punesuar gjate ketij viti ne Itali. Sipas Ministrise se Punes pas shpalljes se kuotave te punesimit nga shteti italian pritet qe nje perfaqesi e Ministrise se Punes se Italise te mberrije ne Shqiperi per te diskutuar mbi mundesine e dergimit ne Itali te nje kontigjenti prej 1 mije punetoresh te trajnuar ne qendrat e formimit profesional. Pas nje shperndarjeje te kuotes totale prej 4500 vetesh qe eshte bere per shqiptaret te cilet kane aplikuar ne Itali eshte menduar qe te perfitojne dhe 1 mije te papune. Ministria e Punes ben me dije se fluksi i kerkesave te paraqitura per shqiptaret qe duan te punesohen ne Itali nepermjet programit per 2010-n paraqitet te jete teper i larte krahasuar me kuotat e aprovuara per vendin tone. Vetem diten e pare te pranimit te kerkesave online ne faqen zyrtare te Ministrise se Brendshme italiane 31 janar 2011 pohohet te jene regjistruar me shume se 9505 kerkesa per punesim. Nga 4500 kuotat e shqiptareve paraprakisht jane ndare vetem 1698 318 ne Lombardi 263 ne Reggio Emilia 228 ne Toskane 116 ne Liguria 96 ne Lacio e keshtu me radhe. Pjesa me e madhe e punekerkuesve u perkasin zonave rurale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›