E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, tentohet të grabitet me armë një lokal lojërash fati, plagoset rëndë roja

POGRADEC – Plagoset rëndë me armë zjarri roja i një lokali lojërash fati në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një person i armatosur dhe i maskuar ka tentuar të grabisë një lokal që ndodhet në qendër të Pogradecit.

Gjatë përballjes me rojën e lokalit, i cili ka tentuar të pengojë të futej brenda, grabitësi e ka qëlluar atë me armë zjarri. Menjëherë pas përballjes me rojen, grabitësi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Mësohet se 26-vjeçari Gentian Lushka ka marrë plagë të rënda në trup dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›