E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një gjen kundër efekteve të alkoolit

Autori i Lajmit: red.
Kohët e fundit, shkencëtarët kanë veçuar një gjen tek minjtë, i cili mund të kontrollojë reagimin e njerëzve kur ata ndalojnë pirjen e alkoholit. Shkencëtarët shpresojnë se këto studime mund t i bëjnë ata të njihen më mirë me efektet e alkoholit tek njerëzit. Një mbrëmje në qytet, duke pirë me miqtë mund të jetë diçka e bukur, por shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i vazhdueshëm, apo në sasi të mëdhe i pijeve bën që truri t u përshtatet efekteve të alkoholit, apo etanolit. Ky proces ndodh në qelizat e trurit të njerëzve që e pijnë rregullisht alkoolin, pijanecëve kronikë, duke krijuar një numër më të madh molekulash, që quhen receptorë. Këta receptorë mund të marrin sinjale nga qeliza të tjera. Kjo e vështirëson gjendjen për atë që vendos ta lerë alkoolin, duke e detyruar trupin e tij të tërhiqet, apo rezervohet. Ja si e shpjegon këtë proces Sid Strickland, studjues në Universitetin Rockfeller të New Yorkut: “Nëse ndërpritet menjëherë etanoli, veprimi i tij në organizmin e njeriut nuk largohet menjëherë, por vazhdojnë të mbeten receptorët dhe një ndjeshmëri e lartë, e cila çon në një gjendje të acaruar të njeriut që është mësuar të pijë alkool.” Shkencëtarët në Universitetin Rockfeller kanë studjuar efektet e alkoolit dhe mendojnë se kanë gjetur një gjen që mund të kontrollojë procesin e përshtatjes së organizmit. Gjatë konsumimit të alkoolit, gjeni i quajtur TPA, ndihmon në krijimin e një enzime, e cila krijon receptorë shtesë. Shkencëtarët thonë se përdorimi i ilaçit të quajtur Ifenprodil mund ta bllokojë gjenin TPA. Deri tani, shkencëtarët kanë mundur t i pakësojnë simptomat e tërheqjes tek minjtë. Sid Strickland shpjegon se kjo mund t i ndihmojë njerëzit. “Ideja do të ishte se në se një person ka abuzuar vazhdimisht me alkoolin, që përmban etanol, dhe në një moment ai kërkon ta ndërpresë të pirët, ilaçi i ri mund ta frenojë prodhimin e kësaj enzime dhe kjo do të pakësonte efektet e tërheqjes së menjëhershme.” Megjithëse do të duhen vite për përdorimin e ilaçit Ifenprodil tek njerëzit, ky përbën një hap të ri për njohjen me efektet e alkoholit tek truri i njeriut.

Ky lajm është publikuar: 23/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›