Sulmohet familja nga Kosova, plagoset 28-vjeçarja
Për pasojë, ka mbetur e plagosur një 28-vjeçare. E plagosura Makfine Berisha ka deklaruar në polici, se në orët e para të mëngjesit, gjatë udhëtimit në drejtim të Shqipërisë, kishin hasur në vështirësi në rrugë, në vendin e quajtuar “Ura e Rexhepajve”, teksa kishin ndaluar për të hequr gurët për të vijuar udhëtimin.
Menjëherë, dy persona me armë janë paraqitur pranë tyre, duke i kërcënuar se do të merrnin fëmijën e tyre 8-vjeçar. Në moment, gruaja ka bërë qëndresë, teksa ka mbetur e plagosur nga të shtënat e armëve. Sipas dëshmisë, personat ishin të pa maskuar.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Në komisariatin e policisë së Kukësit, janë shoqëruar disa persona, por ende nuk dihet për autorët. 28-vjeçarja Makfine Berisha ka mbetur e plagosur rëndë, ndërsa ndodhet e shtruar në spitalin e Kukësit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Familja Berisha nga Kosova, ishte nisur në drejtim të brigjeve shqiptare për të kaluar pushimet.