E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska Interes per investimet ne energji

Kryeministri pret delegacionin e Dumës ruse

Kryeministri Berisha priti dje në një takim, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore ruse, Konstantin Kosachev. Parlamentari rus ndau të njëjtën bindje për nevojën e zgjerimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit në veçanti atij ekonomik mes të dyja vendeve. “Gjatë këtyre 5 viteve Shqipëria ka shënuar progres shumë të madh pozitiv. Unë ju uroj për këtë”, u shpreh Kosachev. Gjatë takimit u ritheksua vendosmëria e të dy qeverive për të zgjeruar marrëdhëniet, në veçanti për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të promovuar investimet e investitorëve rusë në Shqipëri. Në këtë drejtim, sektori i prodhimit të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, industrisë minerale, turizmit, infrastrukturave të rëndësishme etj., u konsideruan si fusha që ofrojnë potenciale për një histori suksesi për investitorët rusë, por edhe për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›