E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka Transparenca vetem nga opozita

Kreu i PDK-së

Transparenca e zgjedhjeve mund të garantohet vetëm nëse opozita e zhvillon hetimin vetë. Përfundimet e procesit vlerësues në Shkodër, nga ana e Prokurorisë duket se nuk miratohen nga Opozita e Bashkuar, e cila përmes Nard Ndokës, paditës dhe palë në këtë proces ka dalë dje me një qëndrim akuzues ndaj organit të akuzës. “Prokuroria nga frika se dalin edhe 5 “Ruzhdie” të tjera nuk ka hetuar kutitë e materialeve zgjedhore dhe nuk ka verifikuar parregullsitë esenciale në procesin zgjedhor. Kutitë e tërhequra nga prokuroria janë manipuluar në bodrumet e Lundrës nga KQZ, nën kujdesin e Topallit. Prokuroria u bë palë në manipulimin e zgjedhjeve, duke u përpjekur të legjitimojë manipulimin e tyre”, tha Ndoka. Edhe pse akuza e tij është adresuar ndaj Prokurorisë, paragrafi i mësipërm është fakt i shprehjes së një realiteti i cili manipulimin ia mvesh Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Ndoka ka kërkuar nga Presidenti i Republikës të ndërhyjë për të normalizuar situatën në Prokurori, e cila në vështrimin e kreut demokristian është bërë palë në manipulimin elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›