Xhufi letër Topallit
Tiranë (start)-Kryetari i Grupit Parlamentar E majta për Integrim, Pëllumb Xhufi, me anë të një letre i ka kërkuar kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, që të rishikonin edhe një herë Kodin e ri zgjedhor, në mënyrë që të bëheshin përmirësimet e nevojshme. Xhufi i kërkon kryeparlamentares, që të shfrytëzohet ky moment, kur presidenti i Republikës Bamir Topi, ka rikthyer në Parlament kodin zgjedhor.
“Në funksion të arritjes së një konsensusi maksimal për Kodin Zgjedhor, Ju kërkojmë që, në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, t’i drejtoheni për një mendim të specializuar, në një kohë sa më te shkurtër, institucioneve prestigjioze ndërkombëtare, si OSBE/ODIHR, Komisionit të Venecias dhe Misionit Euralius në Shqipëri. Ne gjykojmë se duhet bërë çdo përpjekje për të hapur më tej procesin e miratimit të Kodit Zgjedhor, duke përfshirë këtu edhe thithjen e ekspertizës më të specializuar ndërkombëtare në këtë fushë”-shkruhet në letrën dërguar Topallit.
Më tej, Xhufi shkruan se “Zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 janë të një rëndësie historike për Shqipërinë dhe proceset e saj integruese , dhe ne gjykojmë që klasa politike e vendit duhet të tregojë vullnet dhe përgjegjësi maksimale për t’i realizuar ato sipas standardeve të duhura dhe të pranueshme nga të gjithë”.