Moska kundërshton thirrjet për largimin e Asadit
Ministria e Jashtme ruse tha se Moska kundërshton thirrjet amerikane dhe evropiane për dorëheqjen e presidentit sirian, Bashar al-Asad.
Ndërkohë, aktivistët dhe dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë kanë vazhduar dhunën ndaj protestuesve, duke vrarë të paktën 19 njerëz, pas lutjeve të së premtes.
Kombet e Bashkura thonë se trupat siriane kanë vrarë rreth 2,000 civilë që nga shpërthimi i protestave në muajin mars.
Raportet që citojnë diplomatët në Bruksel, thonë se Bashkimi Evropian është duke përgatitur sanksione që godasin sektorin e naftës në Siri.