Veshtiresite ekonomike ne qytetin Geri te Indianes

Qyteti Geri ne Indiana u themelua ne vitin 1906 nga kreu i Korporates amerikane te elikut Elbert H. Gary. eliku amerikan vazhdon te perbeje aktivitetin kryesor te prodhimit pergjate Liqenit te Miciganit megjithese humbjet dramatike te vendeve te punes ne industrine e celikut gjate dekadave te fundit e kane bere te veshtire gjendjen ekonomike ne qytetin dikur te begate. Por nismat e zhvillimit rajonal po sjellin nje fare shprese ne qytetin qe ka nevoje tani per nxitje ekonomike.
Ne shume pjese te qytetit Geri ne Indiana ora ka ngecur ne vend. Mbetjet e begatise se dikurshme jane shembulli i renies ekonomike te qytetit.
Uzinat e celikut e krijuan kete qytet dhe u dhane mundesine e punesimit ne menyre direkte apo indirekte pothuajse te gjithe atyre qe jetonin ketu.
Tani keto uzina prodhojne me shume celik se kurre me pare por me shume me pak punetore.
Mund te prodhojme shume me teper celik me me pak njerez. Kemi operacion te teknologjise se larte te prodhimit.
Jill Ritchie eshte drejtoreshe e politikave publike per Korporaten Amerikane te elikut. Uzina e tyre ne Geri te Indianes tani puneson gati 6 mije njerez nga 35 mije ne vitin 1960.
Ne ato kohe transporti behej me mjete dore. Kishim operacionet tona te kovacanes ne uzine. Pra kemi avancuar shume qe nga ato dite.
Ndersa industria e celikut u modernizua filloi edhe eksodi nga qyteti. Ne vitin 1970 popullesia e qytetit ishte pak mbi 175 mije. Shifrat e fundit ne vitin 2010 tregojne nje pakesim prej 20 perqind te popullates ne dekaden e fundit. Tani ketu ka zyrtarisht 80 mije njerez.
Kjo shifer e shqeteson kryetarin e bashkise Rudy Clay
Ka me shume banore se aq. Shume njerez nuk i kane plotesuar formularet e regjistrimit. Kemi bera apel per ta ndryshuar shifren.
Nese apeli nuk pranohet qyteti nuk kualifikohet per te marre financime federale.
Geri humbi nje beteje te tille pas censit te vitit 2000.
Me shume se 25 perqind e popullesise se qytetit jeton ne varferi sa dyfishi i nivelit mesatar kombetar.
Gjithkush qe jeton ketu kerkon nje menyre per te kthyer begatine e dikurshme
Kur mbetesh kaloresi i vetem jeton me shpaten tende dhe vdes prane saj. Ne rastin tone celiku ishte shpata jone.
Karen Freeman-Wilson eshte kandidate demokrate ne garen per kryetare te bashkise se qytetit. Pa nje kundershtar te forte republikan ajo ka te ngjare te behet e para grua ne postin e kryebashkiakes pas zgjedhjeve te nentorit. Ajo shpreson ta perdore vendndodhjen e Gerit per te sjelle vende pune dhe begati perseri ne qytet
Ne jemi ne kryqezimin e kater autostradave. Jemi ne mesin e tre linjave hekurudhore nderkombetare. Jemi gjithashtu prane njerit nga liqenet me te medhenj. Kemi aeroport. Te gjithe keta faktore mund ta bejne Gerin nje pike te rendesishme. Do te ishim rivale me ikagon i cili aktualisht eshte i mbingarkuar.
Drejtuesit ne veriperendim te Indianes filluan ne maj nje projekt prej 153 milione dollaresh per te zgjeruar Aeroportin Nderkombetar te qytetit. Zyrtaret shpresojne se zgjerimi i aeroportit do te terheqe avione pasagjeresh dhe transporti qe tani perdorin aeroportet e ngarkuara te ikagos.
Ka gjithashtu nje plan per ndertimin e nje muzeu te madh per te nderuar nje nga banoret me te famshem te Gerit Majkell Xhekson. Arkitektet shpresojne qe projekti prej 300 milione dollaresh do te terheqe qindra mijera turiste cdo vit ne qytet.
Por planet vazhdojne te mbeten ne leter pa asnje date per nisje dhe zyrtaret e qytetit po behen gjithnje e me pesimiste per fillimin e tij.