Shën Luçia, njeh pavarësinë e Kosovës
Shën Luçia ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur në një konferencë për shtyp nga këshilltari për shtyp i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Artan Behrami.
Me këtë njohje, numri i vendeve që kanë pranuar shtetësinë e Kosovës shkon në 81. Këtë javë, shteti kosovar është njohur edhe nga Guinea, Nigeria dhe Benini.
Shën Lucia (Saint Lucia) gjendet në Karaibe dhe është pjesë e Caricomit. Ka një territor prej 616 kilometrash katror. Ka rreth 174 mijë banorë dhe kryeqyteti i saj është Castries.