E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë: Shefqet Kabashi, dëshmon ditën e hënë

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi, do të dëshmoje të hënën më 22 gusht, në rigjykimin e pjesshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj. Keshtu ka vendosur këshilli gjyqësor.

Gjyqtarët në Gjykatën për Krime të Luftës në Hagë e kanë pranuar kërkesën e avokatit të Kabashit, Majkël Karnavas, që dëshmia të shtyhet, pasi Kabashi nuk kishte patur kohë të përgatitet me avokatin.

Avokati Karnavas ka sugjeruar se nga sjellja e Shefqet Kabashit, në procesin në Hagë, do të varet edhe rrjedha e procesit të ndarë, të cilin Tribunali e udhëheq kundër tij. Kabashi, i cili ka shtetësi amerikane, konsiderohet dëshmitar kyç në rigjykimin e Haradinajt, Balajt dhe Brahimajt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›