Moska mbështet Konferencën e opozitës siriane në Damask

Rusia e mbështet idenë e Komitetit koordinues kombëtar të Sirisë që të tubohet një konferencë e forcave opozitare siriane në Damask, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, i cituar nga mediat ruse.
"Në takimin me Hillary Clintonin konstatuam se e mbështesim iniciativën e Komitetit koordinues kombëtar të Sirisë për organizimin e konferencës së forcave opozitare, për fillim të dialogut me qeverinë në Damask", tha Lavrov.
"Rusia nuk ka interesa afariste në Siri. Ne nuk i mbështesim sanksionet, sepse ato nuk do të sjellin asgjë. Në Siri nevojitet të ndërpritet gjakderdhja, edhe ne me të drejtë duhet të merremi me këtë", deklaroi Lavrov.
Ai vërejti se thirrjet për sanksione "deri në frymën e fundit" nuk japin rezultat.