Milani duhet të mësojë nga Juventusi

Qendërmbrojtësi i Milanit, Daniele Bonera ka këshilluar skuadrën e tij që gjatë këtij sezoni të mësojë nga rivali, kapiteni i Italisë, Juventus.
Rossonerët gjatë verës humbën shumë futbollistë përfshirë sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç dhe qendërmbrojtësin Thiago Silva që u larguan drejt Paris Saint-Germainit. Por, Bonera thotë se ekipi duhet të merr shembull nga Bianconerët.
“Të kopjojmë Juventusin e sezonit të kaluar. Bianconerët ishin njësoj sikurse ne tani, askush nuk besonte se ata mund të fitojnë dhe në fund rrëmbyen titullin”, deklaroi Bonera për Calciomercato.com.