SHBA kërkon lirimin e diplomatit amerikan
Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Pakistanit për lirimin e menjëhershëm të diplomatit amerikan, për të cilin thonë se është kapur në mënyrë të paligjshme në Lahore.
Ambasada amerikane në Islamabad tha se i arrestuari ka identifikuar veten e tij para policisë si diplomat, ndersa“autoritetet e rendit nuk e kanë kryer detyrimin ligjor për të verifikuar statusin e tij”.
Rajmond Davis është mbajtur në polici nën akuzat për vrasje të dyfishtë, pas qëllimit të dy motoçiklistëve të enjten në Lahore.
Në deklaratën e ambasadës thuhet se ai ka vepruar për vetëmbrojtje.