El Baradei: Mubarak të shkojë
Disidenti egjiptian, Mohamed El Baradei, tha se presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, "duhet të shkojë".
Laureati i Çmimit Nobel për Paqe e bëri këtë thirrje në intervistën për kanalin televiziv “France 24”, ndersa protestuesit kanë mbushur rrugët e Egjiptit për të pestën ditë me radhë.
Protestat e sotme vijnë pavarësisht adresimit të Mubarakut, ku shkarkoi kabinetin e tij dhe premtoi hapa të rinj drejt demokracisë, në përpjekje për qetësimin e krizës në vend.