E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska miraton krahun e gazsjellësit për Maqedoninë

Qeveria e Federatës Ruse ka miratuar marrëveshjen me Qeverinë e Maqedonisë për ndërtimin e krahut të gazsjellësit Rrjedha Jugore për furnizimin e fqinjit tonë jugor me gaz natyror.

Sipas dokumentit të miratuar, firma ruse Gazprom dhe NP “Burimet energjetike të Maqedonisë” do të themelojnë një kompani të përbashkët për projektin e ndërtimit të krahut të gazsjellësit, me pjesëmarrje 50:50 për qind, raporton Zhurnal.

Mbetet mundësia që në të ardhmen të përfshihen edhe aksionarë të tjerë.

Rruga e krahut të gazsjellësit dhe kapaciteti i tij do të përcaktohen pas analizave të hollësishme që duhet të bëhen.

Vlera, kushtet dhe afatet për furnizim me gaz natyror për Maqedoninë do të përcaktohen me marrëveshjen midis Gazpromit dhe ndërmarrjes maqedonase./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›