Marrëdhëniet SHBA-Izrael janë dëmtuar
Ky vlerësimi i zymtë vjen një javë para se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të takojë Presidentin amerikan, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë. Ka pasur shpresë që të dy udhëheqësit të lënë mënjanë zënkat e fundit dhe të rinisin një marrëdhënie të re, por komentet e bëra së fundi bëjnë fjalë për një dëm që do të zgjasë shumë.
Michael Oren, ambasadori amerikan në Washington, i ka thënë kolegëve të Ministrisë së Jashtme në një mbledhje të besueshme në Jerusalem se ata po përballen me një prishje të pandreqshëm të marrëdhënieve.
Sipas burimit, ambasadori ka thënë se në marrëdhëniet mes të dyja vendeve nuk ka krizë, sepse krizë do të thotë zhvendosje lart e poshtë, porse këto marrëdhënie janë përfshirë nga një ndryshim tektonik që po i largon të dyja vendet me shpejtësi nga njëra-tjetra.
Ambasadori privatisht ka shprehur pesimizmin e tij, pavarësisht deklaratave zyrtare të të dyja vendeve, që flasin për një përmirësim dhe rigjallërim të marrëdhënieve, që patën një krizë të rëndë në muajin mars të këtij viti.
Sipas ambasadorit, përpjekjet e disa bashkëpunëtorëve hebrenj të Obamës, për të çuar marrëdhëniet në fazën e mëparshme, kanë dështuar.
Bëhet fjalë për shefin e personelit të Obamas, Rahm Emanuel dhe zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Denis Ross.