Wikileaks: BP, incident edhe në Azerbajxhan

Dhjetë muaj përpara aksidentit që shkaktoi rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, ka pasur një tjetër shpërthim në një tjetër platformë të BP, në Azerbajxhan.
Lajmi e ka bërë të ditur Wikileaks, e cila ka publikuar një komunikim të ambasadës amerikane në Baku.
Incidenti i rëndë është sinjalizuar në një kabllogram të 26 shtatorit të firmosur nga ambasadori, Anne Derse.