E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç i gatshëm të takojë Thaçin

Presidenti serb Boris Tadiç shprehet i gatshëm të bisedojë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
"Duhet të bisedojmë me çdonjërin, të cilin shqiptarët e Kosovës do ta zgjedhin si përfaqësuesin legjitim të tyre", deklaroi Tadiç. Ai tha se duhet të hetohen pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, mbi trafikimin e organeve, të cilat ndërlidhen me Thaçin.

Në pyetjen nëse ai është i gatshëm të takohet me Thaçin, Tadiç është përgjigjur pozitivisht. "Nuk kemi të drejtë për qëndrime personale kur përfaqësojmë interesin publik", theksoi presidenti serb, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë qëndrim lidhur me raportin e Martit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›