E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moske/ Protesta ne Kremlin ndaj rezultatit te zgjedhjeve

Moska po përballet me atë që është cilësuar si demonstrimi më i madh i opozitarëve për 20 vjet në Rusi. Dhjetra mijëra persona janë mbledhur në Kremlin në shenjë proteste ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare . Tubime të vogla janë paralajmëruar në të gjithë vendin. Protestuesit pretendojnë se zgjedhjet të cilat rezultuan me fitoren e kryeministrit Vladimir Putin janë të vjedhura.

Qindra persona janë arrestuar gjatë protestave anti-Putin gjatë javës së kaluar, kryesisht në Moskë dhe Shën Petersburg.

Së paku 50.000 trupa policore janë vendosur në Moskë për të parandaluar incidente të mundshme .

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Rusi treguan se partia në pushtet Rusia e Bashkuar ka humbur mjaft popullaritet krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007.

Ndërkohë që presidenti i vendit Dimitri Medvedev shprehu shqetësimin e tij për raportet për mashtrim të votave dhe nëse ato do të konfirmohen atëherë zgjedhjet duhet të përsëriten.

Putin, i cili ishte president në vitin 2000 -2008 është parashikuar të fitojë zgjedhjet presidenciale në mars. Me herët ai fajësoi SHBA për nxitjen e trazirave te fundit, pasi Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton shprehu rezerva mbi rezultatin e zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›