OKB paralajmëron luftë qytetare në Siri

Udhëheqësja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut sërish u ka bërë thirrje autoriteteve siriane që të lejojnë vëzhguesit ndërkombëtar të hyjnë në vend, duke paralajmëruar se Siria është shumë afër një lufte qytetare.
Duke folur para gazetarëve, Navi Pillay ka mbështetur vlerësimet që thonë se rreth 1 mijë anëtarë të forcave siriane të sigurisë janë vrarë gjatë përleshjeve, që kanë filluar në mars të këtij viti, kur sirianët filluan protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Kombet e Bashkuara theksojnë se më shumë se 4 mijë persona janë vrarë gjatë konfliktit të nëntë muajve të fundit.