Obama optimist për uljen e papunësisë

Në intervistë për emisionin 60 minuta në televizionin CBS, Obama theksoi se problemet ekonomike të SHBA-së ndoshta do të vazhdojnë edhe pas përfundimit të mandatit të tij.
Ai theksoi se po ndjehet si kapiten i anijes, e cila ka hyrë në stuhi. Në anije, shtoi ai, njerëzit po vuajnë nga sëmundja e detit dhe për këtë e akuzojnë kapitenin, por ai nuk është fajtor për kushtet meteorologjike.
Ai shtoi se nuk u ka dhënë premtime tejet të mëdha votuesve në vitin 2009. Obama sqaroi se nuk i ka nënçmuar vështirësitë dhe paralajmëroi se problemet ekonomike në SHBA janë pasojë e problemeve strukturore, të cilat ekzistojnë tani 20 vjet.
"Do të nevojitet më shumë se një vit, madje më shumë se dy vite, e ndoshta edhe më tepër nga tërë një mandat presidencial, që të zgjidhen këto probleme strukturore", shtoi Obama.