E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, dështon sulmi terrorist ndaj një treni

Shërbimet e sigurisë ruse kanë penguar një komplot të organizuar nga gupet islamiste, i cili kishte në shënjestër trenin që udhëton nga Moska në Shën Petersburg.

Shpërthimi në të njëjtën linjë në nëntor të 2009-ës ka lënë 26 persona të vrarë.

Mediat ruse thonë se militantët e Kaukazit Verior ishin në fund të përgatitjeve për sulm, kur janë kapur nga agjentët e Shërbimit Federal të Sigurisë.

Militantët islamikë kanë shpesh në shënjestër vendet publike dhe infrastrukturën e transportit në rajonin e Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›