Tunizi, protesta anti-qeveritare
Forcat e sigurisë në Tunizi kanë përdorur gazin lotsjellës dhe shkopinjtë prej gome për të shpërndarë protestuesit, të cilët kërkonin shkarkimin e qeverisë për shkak të dështimit në përndjekjen e mbështetësve të presidentit të përmbysur.
Disa qindra protestues janë mbledhur para Ministrisë së Punëve të Brendshme, në sheshin qendror Burgiba. Tunizia ka zhvilluar protesta masive në Lindjen e Mesme, të cilat e detyruan liderin Zine Al-Abidine Ben Ali, të kërkojë strehim në Arabinë Saudite. Revolucioni në Tunizi ka shërbyer si model për kryengritjet në Lindjen e Mesme, të cilat tashti cilësohen si “pranverë arabe”.