Obama, turne me autobuzë në 3 shtete

Presidenti Barak Obama filloi sot një turne me autobuzë në tre shtete. Nëpërmjet këtij turneu, ai synon t`i japë përgjigjet kritikave se nuk ka bërë sa duhet për të përmirësuar ekonominë e vendit.
Ndalesa e parë e turneut është qyteti St. Paul në shtetit e Minesotës ku presidenti pritet të takohet me banorët për të folur rreth planeve për të krijuar më shumë vende pune dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik. Shkalla e papunësisë në vend është 9 për qind.
Më pas presidenti Obama do të shkojë në shtetin e Iowas për një takim të ngjashëm.
Shtëpia e Bardhë thotë se në të dy takimet janë ftuar banorë vendas, pronarë biznesesh të vogla, drejtues të sektorit privat, organizata fermerësh dhe zyrtarë të qeverisë lokale