E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet austriake plotë rumunë dhe serbë

Nga Express më 26 dhjetor 2010 në ora 16:39

Gati çdo i dyti i burgosur nëpër burgjet austriake është shtetas i huaj, ndërkohë që serbët për nga numri radhiten të dytit, pas rumunëve, njoftoi agjencia sllovake TASR.

Sipas të dhënave për muajin e kaluar, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në burgjet austriake do t’u kalojnë 465 rumunë, 311 serbë dhe 310 nigerianë.
Ministria austriake e Drejtësisë ka njoftuar se nëpër burgjet e vendit festat e fundviti do t’i kalojnë edhe 180 sllovakë.

Sipas agjencisë sllovake, 45.6 përqind e të burgosurve në Austri janë shtetas të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›