Turqia dëshiron të pajtohet me Izraelin
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, deklaroi se qeveria e tij dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e tendosura me Izraelin. Megjithëse, siç tha, Izraeli fillimisht duhet të kërkojë falje për sulmin ndaj anijes me të cilën në muajin maj po transportohej ndihma për Gazën, dhe në të cilën u vranë nëntë turq, gjë që shtyri Turqinë të tërheq ambasadorin e saj nga Tel Avivi.
Izraeli, që këmbëngulë se pjesëtarët e forcave speciale qëlluan në vetëmbrojtje, po ashtu deklaron se dëshiron të ketë marrëdhënie më të mira me Ankaranë.
Të dy shtetet kishin marrëdhënie të mira për 15 vjet, përfshirë këtu edhe një numër marrëveshjesh ushtarake dhe tregtare. Dy shtetet u takuan kohë më parë në Gjenevë, me synimin që të zbusin qëndrimet e tensionuara nga maji i sivjetmë.
Mirëpo bisedimet dështuan, për shkak se, siç u tha, Izraeli refuzoi të kërkonte falje për sulmin ndaj anijes Mavi Marmara, më 31 maj.