Moskë, shtohet siguria pas sulmeve ne aeroport

Siguria është shtuar në Moskë, pas sulmit vetëvrasës me bombë në aeroportin më të ngarkuar në kryeqytetin e Rusisë, nga i cili u vranë të paktën 35 persona dhe u plagosën më se 150 të tjerë.
Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, tha se sulmi në aeroportin Domodedovo, ishte sulm terrorist dhe ka shprehur përkushtimin për t`i gjetur ata që janë përgjegjës.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithëse ka dyshime se përgjegjësia do të bjerë mbi militantët nga rajoni i Kaukazit Verior.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Bank Ki-Mun, tha se ishte “i neveritur nga ky akt i pa arsyeshëm dhe i mjeruar i dhunës kundër personave të pafajshëm”.
Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka dënuar “këtë akt mizor të terrorizmit” dhe ka ofruar ndihmë.