E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Urdhër-arrestet s’mund të zbatohen

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 18:21

“Urdhër-arrestet nuk mund të zbatohen në mënyrë absolute, në bazë të kodit të procedurës penale”.

Kështu ka deklaruar kryeministri shqiptar Sali Berisha për agjencinë e lajmeve “ANSA”, lidhur me urdhër-arrestet e lëshuara nga prokuroria për krerët e Gardës së Republikës.

“Nëse lideri i opozitës Edi Rama do të vendosë të sulmojë selinë e qeverisë, unë do të jem aty, nuk do ta lejoj të marrë zyrën time me forcë”, ka shtuar Berisha.

Më herët, në një takim të zhvilluar me përfaqësues të gardës, kryeministri i cilësoi urdhër-arrestet si një “plan B” të prokurorisë për pucin e Edi Ramës. /tch/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›