E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 30 të vrarë në Moskë

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 18:08

Ministria e Shëndetësisë në Rusi bëri të ditur se 31 persona kanë vdekur në një shpërthim në aeroportin më të ngarkuar të Moskës.

Zyrtarët thanë se 130 persona të tjerë u plagosën.

Sipas autoriteteve, shpërthimi u krye nga një militant vetëvrasës në një pjesë të aeroportit ku mbërrijnë bagazhet e pasagjerëve.

Presidenti rus Dmitry Medvedev ka thirrur një mbledhje urgjente me zyrtarët më të lartë të vendit.

Moska ka qenë edhe më parë në shënjestër të sulmeve me bombë nga grupe ekstremiste.

Marsin e kaluar dy militantë vetëvrasës nga rajoni i Kaukazit Verior vranë 40 vetë në sulme me bombë në sistemin e metrosë.

Policia është vënë në gjendje të lartë gatishmërie në të gjitha aeroportet e Rusisë. /bbc/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›