E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, vritet lideri islamist në Dagestan

Autoritetet federale ruse kanë deklaruar se forcat e sigurisë kanë vrarë një udhëheqës militant islamist, i cili i kishte organizuar sulmet në Kaukazin Verior dhe kshte kërcënuar Moskën.

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë komitetin kombëtar kundër terrorit të ketë thënë se forcat e sigurisë kanë qëlluar për vdekje sot liderin Israpil Valkixhanov dhe tre të tjerë në Dagestan.

Komiteti tha se militantët kishin hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë, të cilët ishin përpjekur të ndalojnë makinën e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›