Wikileaks: SHBA financon opozitën siriane

Departamenti Amerikan i Shtetit financon në mënyrë të fshehtë opozitën siriane, zbuloi një kabllogramë e Wikileaks e publikuar nga “The Washington Post”. Pavarësisht ardhjes në pushtet të presidentit Obama në vitin 2009 dhe deklarimit të politikës së tij të mosangazhimit, operacionet e nisura prej kohësh në Siri jo vetëm që nuk jan ndërprerë, por janë intensifikuar.
Në janar, Uashingtoni rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Sirinë duke dërguar ambasadorin e parë në vend që prej vitit 2005, kur presidenti Bush vendosi të tërhiq përfaqësuesin e tij në Damask, për shkak të dyshimeve rreth pjesëmarrjes së Sirisë në vrasjen e ish-Kryeministrit Libanez, Rafik Hariri.
Ndonëse përballet me një qeveri armiqësore dhe alete të Iranit, Obama është përpjekur të afrohet me presidentin Bashar al-Assad.