Mosmarrëveshjet zgjedhore, Lleshi: Suksesi i procesit, rezultat i kontributit të përbashkët
TIRANË- Gjatë një seminari për mosmarrëveshjet zgjedhore, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Lleshi ka deklaruar se mosmarrëveshjet janë më të theksuara pas zgjedhjeve. Ajo nënvizoi se KQZ do bëjë gjithëka për mbarëvajtjen e këtij procesi, por se duhet të ketë edhe mbështetjen e forcave politike, mediave e shoqërisë civile.
“Zgjidhja e mosmarrëveshjeve është mekanizmi thelbësor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Praktika ka treguar se problemet lindin pas procesit të zgjedhjeve. KQZ ka dhe do të ketë rol të veçantë për zgjidhjen e tyre, por nuk mjafton po nuk pati mbështetjen e forcave politike, mediave dhe shoqërisë civile”.
Mosplotësimi i vendeve vakant në KQZ, sipas Lleshit nuk e cënon punën e këtij komisioni.
“Ne duam zgjedhje me standarte edhe pse nuk kemi numrin maksimal kjo nuk e cënon punën tonë. Kodi aktual plotëson rekomandimet e ODIHR çka i jep përgjegjësi KQZ edhe kështu siç është të administrojë zgjedhjet”, ndërsa shtoi se me rëndësi është plotësimi i administratës në nivle më të ulëta.
Përsa u përket ankimeve pas procesit të zgjedhjeve, Lleshi u shpreh se të gjithë anëtarët e KQZ do punojnë me përkushtim dhe transparencë, ndërsa vendimet do merren vetëm në frymën e ligjit.
“Unë dhe kolëget e mi kemi eksperincën e duhur, do bëjmë përgatitjet e duhura për arritjen e transparencës dhe standarteve, do punojmë me përkushtim. Do jemi të paanshëm, vendimet tona do ndikohen vetëm nga fryma e ligjit, ashtu siç jemi betuar para Kuvendit. Megjithatë suksesi i procesit është rezultat i kontributit të përbashkët”, tha ajo më tej.
(m.a/BalkanWeb)