E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vigani: Anaidi fitues, Rikja e Iliri s’meritojnë finale

TIRANE - Tashmë familja kosovare Shehu nuk ka vetëm një djalë të famshëm... Të shtunën e kaluar, nga shtëpia e “Big Brother”, u largua një tjetër bukurosh. Vigani, vëllai i këngëtarit të njohur Valon Shehu u eliminua vetëm një javë pas mikut të tij të ngushtë, Edberit, me të cilin ndau dhe lojën. Vigani është bërë më i famshëm, e më i kërkuar se ç’priste. Sigurisht ato që e duan më shumë janë femrat… Në këtë intervistë ai na ka treguar për ditët pas daljes së shtëpisë së “Big Brother”, për takimet dhe reagimet pozitive që ka marrë. Na ka folur edhe për Elenën…
Vigan, çfarë bëre atë natë pasi dole nga shtëpia? Ku shkove? Kë takove?
Pas spektaklit takova shumicën e ish-banorëve që ishin atë natë prezentë aty. Po ashtu takova edhe familjarët e mi, që kishin ardhur atë natë në studio. Pastaj të gjithë bashkë shkuam në një club ku këndonte Valoni.
Cili ishte reagimi i parë i njerëzve? Çfarë të thanë?
Reagimet ishin të papritura. Më shikonin të habitur duke pyetur nëse isha vërtetë Vigani. Më pas më kanë komplimentuar me fjalët më të mira.
Po kur hape “Facebook”-un sa mesazhe në ‘inbox’ dhe sa kërkesa për miqësi ishin?
Pasi e hapa ‘Facebook’-un, për një orë kisha mbi 1000 mijë mesazhe dhe mbi 4.000 kërkesa për miqësi. Ishte diçka krejt e papritur për mua.
Më shumë të shkruajnë femrat besoj... Të kërkojnë takim?
Po, 95 % e atyre që më shkruajnë janë femra. Më sjellin pafund për takime e foto (qesh).
Të pëlqen që je bërë djalë i njohur?
Normal që më pëlqen fama, po ende nuk jam adaptuar me këtë lloj jete.
Po tani kush është më i famshëm, ti apo Valoni?
Mendoj që në këtë drejtim, tani jemi të dy të famshëm njësoj (qesh).
Në Kosovë si të pritën? Prindërit çfarë të thanë?
Në Kosovë më pritën shumë mirë, duke më komplimentuar në çdo aspekt dhe duke më përgëzuar për karakterin tim prej një 21-vjeçari. Edhe prindërit ndiheshin shumë krenarë për mua, sepse nuk besonin se Vigani do të arrinte kaq shumë në “Big Brother” dhe në një mënyrë krejt të pastër.
Po me Edberin je takuar? Kë ngacmojnë më shumë femrat, ty apo Edberin?
Po jemi takuar, kemi biseduar, por edhe kemi qeshur për lojën tonë. Sa u takon gocave, për të dy ne reagimet janë të njëjta.
Ia vlejti për ty pjesëmarrja në “Big Brother”? Çfarë përfitove?
Them se ia vlejti shumë. Gjëja kryesore që përfitova nga kjo eksperiencë është se në atë shtëpi mendoj se kuptova se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit për të fituar atë që dëshirojnë. Mendoj se kjo eksperiencë dhe këto mësime që mora do të më ndihmojnë shumë gjatë jetës sime.
Po tani me se do merresh? Ku do të kishe dëshirë të punoje?
Tani do filloj do të hedh hapat e parë të karrierës sime. Kam në plan të realizoj një projekt që ka lidhje me muzikën. Sa I takon punës në përgjithësi, do pres e do shoh të gjitha ofertat që do mund të kem. Jam shumë i fokusuar tek puna në media.
Elenën e takove pasi dole? Çfarë të tha, çfarë i the?
Po e kam takuar pas përfundimit të spektaklit të së shtunës. Biseduam pak, sepse të dy atë natë kishim plane të ndryshme.
Ishte një bisedë e shkurtër, ku diskutuam për disa situata në lidhje me qëndrimin në shtëpinë e “Big Brother”.
Po të dashurin e saj, Endritin, e ke takuar?
Jo, nuk e kam takuar. Për çdo gjë është i mirëseardhur...
Sipas teje, cili prej banorëve nuk e meriton finalen?
Për mendimin tim Iliri dhe Rikja nuk meritojnë të jenë në finale.
Kush do të doje të ishte fituesi i këtij edicioni të “Big Brother?
Fituesi është Anaidi! 

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›