Ikin punetoret shperthen zjarri tek arkiva 10-vjecare e OSSH-se

Digjet i tere dokumentacioni nisin hetimet per zjarrvenie me qellim. Merren ne pyetje punetoret shkak dyshohen borxhet
I tere dokumentacioni i arkivave ne zyrat e OSSH ne qytetin e Vlores ka dale jashte perdorimit. Kjo per shkak te nje zjarri qe shpertheu dje ne mesdite pikerisht tek vendi i arshives. Nuk dihet ende se cfare eshte bere shkak per kete zjarr por mesohet se ate moment asnje punonjes nuk eshte ndodhur brenda ambienteve. Ndaj policia e ketij qyteti te paret qe ka vene ne dyshim dhe ka marre ne pyetje ishin punetoret. Secili prej tyre ka pretenduar shkaqe krejtesisht personale gje qe eshte dukur absurde per njerezit e hetimit. Megjithate askush nuk e zhben faktin qe dokumentacioni ka dale jashte perdorimit sikurse dyshohet se zjarri eshte vene me qellim per te djegur shkresat ku ishin shenuar borxhet qe i kane OSSH-se. Sipas informacioneve nga qyteti i Vlores dje ne mesdite nga punonjeset e OSSH-se te Vlores eshte verejtur se nga arkivat e ndermarrjes po dilte tym dhe se po digjeshin te gjitha shkresat e kesaj ndermarrjeje. Menjehere eshte lajmeruar zjarrfikesja e cila ka mberritur ne vendngjarje me nje mjet per te fikur kete zjarr i cili po perparonte gjithnje e me shume duke rrezikuar dhe zyrat e tjera. Pasi nuk ka mjaftuar nje bot me uje eshte njoftuar dhe zjarrfikesja e dyte e cila eshte shtuar edhe me punonjes te tjere. Ka qene i pamundur evitimi i mosdjegies se arshives se OSSH-se pasi dhoma ku ndodheshin dokumentet ishte totalisht ne zjarr. Pasojat ishin te medha. I tere dokumentacioni prej dhjete vjetesh eshte demtuar bashke me to edhe borxhet ndaj OSSH-se. Kur zjarrfikesit kane njoftuar antikrimin se zjarri ka rene ne kohen kur asnje punonjes nuk ndodhej neper zyra specialistet kane nxituar te fillojne hetimet. Vetem pas pak kohe ata filluan te marrin ne pyetje cdo person qe ka lidhje me ambientet e OSSH-se. Hetimet e deritanishme tregojne se ai ishte nje zjarr i vendosur me qellim dhe vetem qartesimi i plote mbi rendesine e dokumentacionit te ndodhur ne arshiva do te jape edhe shpjegimin perkates per qellimin e zjarrvenesve. Per me teper nje zyrtar i policise se Vlores tha se ka shume mundesi qe zjarri te mos jete i rastesishem thjesht aksidental por nje krim i organizuar dhe i miremenduar. Ai i referohet logjikes se krimit ne kete zone ku edhe here te tjera eshte perdorur zjarri per te zhdukur gjurmet e nje krimi tjeter. Megjithate deri ne fund te hetimeve cdo gje eshte e dyshimte ndersa drejtuesit e OSSH-se ne Vlore jane treguar te cuditur ndersa u njoftuan per ngjarjen. Punonjesit e tjere pothuajse te gjithe neper kafe nuk kane nxituar e te shqetesohen per cka ka ndodhur. Sa duket ata e dine mire se nuk behet shaka me zjarrin.