E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mospajtime per HEC-in e Zhurit

TIRANE-Midis qeverise se Shqiperise dhe asaj te Kosoves prej disa kohesh ka lindur nje mosmarreveshje lidhur me disa projekte per ndertime hidrocentralesh ne disa lumenj qe rrjedhin ne zonen kufitare.
Keshtu citon sesioni ne shqip i BBC ku theksohet se pala shqiptare eshte vecanerisht kunder ndertimit te hidrocentralit te Zhurit ne territorin e Kosoves sepse sipas saj kjo do te pengonte sasine e ujit te nevojshem per projektet e tjera te ngjashme dhe zhvillimin e zones ne territorin e Shqiperise.

Zyrtare aktuale te qeverise se Kosoves nuk deklarohen publikisht rreth kesaj ceshtjeje por ishndashministri i energjitikes i Kosoves ka thene per BBC-ne se projekti i Zhurit paraqet rrezik nga ana ekonomike e financiare.

Shqiperia dhe Kosova konsiderohen si dy nder vendet me te varfera ne Europe per furnizimin me energji. Megjithe permiresimet e ndjeshme te dy viteve te fundit nderprerjet e energjise per popullsine ende jane nje fakt i jetes se perditshme.

Kjo gjendje i ka nxitur qeverite ne Tirane dhe Prishtine qe te ndermarrin studime dhe projekte per ndertimin e burimeve te reja dhe te sigurta te energjise.

Duke qene se rajoni sidomos Shqiperia eshte e pasur me burime ujore ndertimi i hidrocentraleve ka dale prej kohesh si prioritet. Ndaj vitet e fundit me shume se 200 koncesione u jane dhene grupeve te investitoreve private shqiptare dhe te huaj per ndertime hidrocentralesh si ne jug edhe ne veri te vendit.

Hidrocentrali i Zhurit ne territorin e Kosoves sipas autoriteteve te Kukesit do te demtonte projektin e ngjashem brenda territorit te Shqiperise per shkak se do te devijonte rrjedhjen e lumit Brodi ne Kosove dhe do te linte pa ujin e nevojshem lumin Luma ne Kukes.

Kryetari i qarkut te Kukesit Shefqet Bruka thote se behet fjale per nje investim mjaft te madh ne territorin e qarkut te Kukesit qofte si fuqi instaluese e hidrocentralit qofte edhe si prodhim vjetor.

Une mendoj se kete hidrocentral duhet ta vendose vet pala kosovare ta ndertoje apo jo por ama me ujerat e Kosoves thote ai.

Ndertimi i hidrocentralit ne Lume ne territorin e Shqiperise eshte marre persiper nga nje grup privat me nje investim rreth 13 milion euro.

Gentian Sulo eshte perfaqesues i ketij grupi investuesish

Disa gjera qe nuk jane fizibel per ne nuk behen Zhuri eshte nje nga keto. Nuk ka arsye ekonomike qe te nderohet rrjedha e lumenjve dhe te prodhohen potenciale energjitike me nje kosto dyfish me te madhe ne zonen e Zhurit nderkohe qe keto jane hidrocentrale natyrore ne pjesen shqiptare. Vlera totale e investimit behet fjale per 12.8 milione euro. Ne qarkun e Kukesit kjo mobilizon nje fuqi punetore prej 520 ndash 580 vete per dy vjet.

Pas nje heshtje te gjate nga ana e autoriteteve ne Kosove posacerisht ne ministrine e energjitikes zyrtaret i kane thene BBC-se se fjala eshte per nje ceshtje politike dhe se nuk parapelqejne qe te shprehen publikisht. Por ish ministri i energjitikes i Kosoves Ethem Ceku i ka thene BBC-se se per hidrocentralin e Zhurit ka patur studime te hershme dhe se ato kane treguar se ky projekt ka disa kufizime.

Eumlshte nje projekt i vjeter ku jane kryer disa studime te kahershme te cilat kane konkluduar se ne ate rajon mund te ndertohet nje hidrocentral deri ne 300 megavat fuqi gjeneruese te energjise elektrike.
Mirepo koha brenda nje viti ne te cilen gjeneron energji elektrike eshte e kufizuar per shkak se ka mungesa te medha te sasise se ujit ne ate pjese qe do te thote se ndertimi i hidrocentralit te Zhurit eshte nje projekt i cili kerkon investime teper te medha dhe po ashtu kerkon sasi te konsiderueshme te ujit. Akumulimet qe behen ne ate pjese bejne te kete gjenerim te energjise elektrike vetem per nje periudhe 2-3 mujore ne vit thote zoti Ceku.

Ceshtja e ndertimit te hidrocentralit te Zhurit per momentin duket se ka mbetur pezull. Shqetesimi i autoriteteve vendore te Kukesit tani per tani ka vetem nje rrethane lehtesuese ate qe ka deklaruar kryeministri Berisha disa jave me pare se do te krijohet nje komision nderkufitar me palen kosovare i cili do te shqyrtoje ceshtjen e ujerave nderkufitare dhe shfrytezimin e tyre.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›